forumi yn
 
HomePortalFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 THESARE NE KUR'AN - vijim - MATERIA DHE ATOMI NE GJITHESI

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Bujari-Elhati
Admin
avatar

Posts : 90
Join date : 2008-04-08

PostSubject: THESARE NE KUR'AN - vijim - MATERIA DHE ATOMI NE GJITHESI   Sat Apr 26, 2008 2:27 pm

THESARE NE KUR'AN - vijim - MATERIA DHE ATOMI NE GJITHESI

MATERIA DHE ATOMI NE GJITHESI
Ne natyre ka nje levizje, qe pareshtur
vazhdon te ndryshoje. Gjithcka ekziston per kete
ndryshim: lind, zhvillohet, rritet, vjeterohet dhe
vdes.
Pemet lulezojne, japin gjethe dhe fryte, te
cilat hahen, dhe ne organizem shnderrohen ne qeliza.
Ja pra, ne kete menyre, pareshtur, krijohet zhvillohet
dhe gjen jete. Perseri shnderrohet ne te tjera e te
tjera gjera. Ne kete menyre, gjithesia leviz dhe
vazhdon jeten e vet.
Geog Policeri thote: “Jeta eshte jete, vdekja
eshte vdekje”. Per te shpjeguar gjithesine, se pari,
duhet te njohim atomin. Sipas ligjeve te pergjithshme
te fizikes,”sendet qe levizin, humbasin energji, dhe,
kur u mbarohet energjia, ndalen”.
Gjithcka eshte formuar nga materiale,te
cilat nuk rreshtin se ndryshuari. E gjithe kjo, ose ka
krijuesin e saj, ose eshte vete atomi qe ka krijuar
materien. Nga kjo, mund te themi, se ne ndertese eshte
edhe mjeshter, dhe se ajo ka ndertuar veten e saj.
Afermendsh, qe ne nuk do te pajtohemi. Pra, nese
atomet e kesaj ndertese nuk kane force te ndertojne
nje ndertese kesisoj, atehere, si eshte e mundur te
ndertojne nje gjithesi te madhe?!
Muri behet nga tullat. Cili mjeshter murator
do t’i rendiste njera mbi tjetren, pa ndonje plan te
percaktuar, per te na ndertuar ndonje shkolle, spital
apo qiellgervishtese? Tani,nese themi qe keto tulla
formohen prej asgjeje, ose vete, dhe, e po vete
planin, pert t’u renditur njera mbi tjetren, me
qellime qe te formonin nje ndertese,a do ta kishit
besuar? A besoni qe atomi ka mend dhe deshire? Nese
njeriu, qe eshte i mencur, i ditur dhe zoteron
deshira, nuk ka mundesi te krijoje nje gjethe ose nje
lule, atehere, si mund te krijoje dicka material, qe
dihet se nuk ka as mend e as deshira?
Te gjitha elektricitetet qe perftohen dhe
shkelqejne ne trajte rrezesh elektromagnetike,
perhapin energji; kjo gjendje con ne humbje te
energjise. Grdualisht, levizja e atomeve ngadalesohet,
dhe vjen nje cast, kur nuk t’i bejne balle gravitetit
te berthames; ndersa, kur ta humbasin krejt energjine
kinetike, ata do te bien ne berthame. Kjo na lajmeron,
se gjithcka do te gjeje fundin e vet.
Me kete rast, po theksoj, se nje ndertese
dhjetekateshe do te shnderrohet ne pluhur milimetrik.
Njerezit do te zhduken; sipas perllogaritjeve, kjo
duhet te kishte ngjare me pare, dhe gjithcka do te
ishte zhdukur. Pra elektronet furnizohen me energji,
atehere, cili eshte burimi i kesaj energjie?
Do te thoni se energjia vjen nga Dielli, dhe
perseri pyesim:po energjia e Diellit, prej nga vjen?
Perseri do te thoshit se vjen nga brendia e
Dielli.Nese do te ishte keshtu, Dielli duhej, qe shume
me heret, te ishte harxhuar, per arsye se cdo dite,
Diellit, 564 miliona atome hidrogjen, i shnderrohen ne
helium, qe te prodhoje energji per vete. Prej nga i
vjen Diellit kjo energji, dhe, ne vecanti hidrogjeni?
Gjithesia eshte nje ndertese, nuk eshte nje mjeshter.
Ajo eshte picture, por jo edhe pikor.
Sado qe te perparoje shkenca dhe
teknologjia, nuk do tem und te krijojne dick ate madhe
sa Toka, dhe as nje aeroplan sa miza (qe te jetoje, te
ushqehet, dhe te vdese).
Gjithcka qe ekziston, Ai e krijoi prej
asgjeje, Ai i leviz boterat, ne baze te ligjshmerise
bukur te percaktuar, ne menyre qe t’i sherbejne
njeriut.
Te gjitha pyetjet ne lidhje me jeten dhe gjithesine,
kane vetem nje pergjigje, dhe kjo eshte:vetem ALLAHU
Fuqiplote, sepse asnje besim tjeter nuk mund te binde
mendjen dhe ta kenaqe shpirtin e njeriut.- Ligjet e
levizjes elektronike:
Atomi eshte i perbere nga protoni, me
ngarkese positive, elektroni me ngarkese negative, dhe
neutroni pa ngarkese. Neutroni dhe protoni jane te
perqendruar ne berthamen e atomit, ndersa elektronet
perbejne mbeshtjellesen elektronike te berthames, e
cila rrotullohet rreth kesaj te fundit me nje
shpejtesi shume te madhe, ne nje levizje eliptike;
eshte pikerishtkjo shpejtesi marramendese, qe e mban
elektronin ne levizje te perhershme. Sikur te mos
ishte kjo levizje rrotulluese, masa e berthames do te
kishte terhequr masen e elektroneve, dhe atehere, masa
dhe forma e globit tokesor, do te ishin sa ato vezes
se pules.
Hapesira eshte shume e madhene boten e
atomit, dhe masa e elementeve te tij nuk merr vecse
nje pjese te vogel te kesaj hapesire; largesia mes
berthames dhe shtreses elektronike rreth saj, eshte
proporcionalisht sa largesia men Diellit dhe
planeteve.
Nga nje keqyrje e siperfaqshme e atomit,
arrijme ne te vertetat e meposhtme:
Elektroni, ne te gjitha atomet ekzistuese, eshte ne
levizje rrotulluese te perhershme.
Nuk ka asnje argument qe te flase per ate qe elektroni
ka pasur nje pozicion tjeter me pare e, qe me pas e
ndryshoi, per te kaluar ne kete gjendje. Sikur te
pranonim ekzistencen e ketij pozicioni te meparshem,
do te kishim nevoje per ndikuesin dhe per forcen qe i
beri elektronet te levizin pas prehjes, duke e
zgjeruar atomin, pasi do te duhej te ishte i ngushte.
Kjo gjithesi eshte e perbere nga te njejtat atome,
karakteristikat e te cileve i njohem, madje nga te
njejtat elemente, per me teper, kete levizje qe e
gjejme tek elektroni, e veme re te cdo trup ne
hapesire.
Pas ketyre te vertetave mund te themi:
Trupi qe rrotullohet, duhet te kete pasur patjeter nje
pikenisje kohore-vendore, nga e cila filloi
rrotullimin e tij. Dhe, perderisa levizja e
elektroneve dhe e trupave qiellore eshte e tille,
ekziston patjeter nje pike fillimi per kete levizje.
Kjo fillese, ne te vertete, eshte fillesa e
ekzistences se vete atomeve. Keshtu, arritem ne ate,
qe kjo gjithesi ka nje fillim dhe nje Krijues, qe e
krijoi nga asgjeja, sepse nuk mund te rezultoje nga
asgjeja ekzistence.
-Energjia diellore:
Dielli dhe te gjithe diejt (yjet) jane ne
gjendje emetimi te vazhdueshem. Dielli e nxjerr
ngrohtesine ne forme energjije. Cili eshte burimi i
kesaj energjije?
Ne qender ose ne berthmen e diellit ka atome
qe shkaterrohen duke shperthyer ne temperatura shume
te larta;nepermjet ketij shperthimi vigan e te
vazhdueshem lind kjo energji termeke qe s’e ka shoqen.
Dhe dihet qe atomi gjate shperthimit humbet nje pjese
te mases se tij, pjese e cila kthehet ne energji. Kjo
do te thote qe, cdo dite dielli i sistemit tone
diellor, se bashku me diejt e tjere ne gjithesi (ne
sistemet e tjera diellore) humbasin nje pjese sado te
vogel nga masa e tyre. Nese diejt do te ishin te
perjetshem, a do te ishun ata ne poziten e tyre te
tanishme, apo do te kishin shterrur si burim energjie?

Ne te vertete, nje pjese nga kjo energji qe
shpenzojne diejt, shnderrohet ne lende (materie), por
pjesa qe shnderrohet ne materie, eshte shume e vogel
ne krahasim me pjesen qe nuk shnderrohet – si yjet ne
krahasim me diellin.
Keshtu, perfytyrimi i perjetesise se
gjithesise se sotme eshte i pamundur. Per sa i perket
asaj qe thuhet, se gjithesia ne origjine ishte
energji, e cila pastaj, e gjitha, u shnderrua ne
materie, ndersa tani, eshte materie dhe po shnderrohet
ne energji, kurse me vone do te jete materie, e keshtu
me rradhe, i pergjigjemi: energjia shfaqet nese
gjendet lende apo materie qe merr ate (lende net e
cilen kalon).
Prandaj, energjia ka nevoje per esence apo
per lende, dhe pa te eshte e ngjashme me asgje.
Dijetaret e vjeter e shpjeguan kete dukuri ne kete
menyre: nese i hedhim nje sy gjithesise, gjithcka qe
ndodhet net e mund te ndahet ne dy grupe: nje lloj qe
qendron dhe ekziston vetvetiu i pavarur, dhe ne menyre
individuale, dhe lloji i dyte qe, nuk ekziston ne
menyre te pavarur e individuale, por ka nevoje per
essence apo per subjekt. Per shembull, trupi i njeriut
ekziston i pavarur, ndersa semundja nuk ekziston dot
pa trupin e njeriut apo eshe te kafshes. Atomi
ekziston i pavarur, ndersa temperatura nuk ekziston pa
nje subjekt ku te shfaqet. Ato qe qendrojne ne menyre
te pavarur e individuale i quajten asence, substance,
thelb, dhe ato qe nuk qendrojne ne menyre te pavarur i
quajten transit, gje kalimtare dhe joesenciale.
Keshtu, atomi eshte eserice ndersa temperatura e tij
eshte kalimtare. Energjia kalimtare ka nevoje per
substance qe te shfaqet ne te. Ndersa substancat jane
te lidhura pazgjidhmerisht me kalimtaret. Prandaj, nuk
gjejme essence a substance pervec te shoqeruara me
transit. Cdo gje tranzit (kalimtare) eshte dukuri.
Keshtu, erresira eshte dukuri, pak kohe para saj ishte
drite, gjithashtu drita eshte dukuri, sepse pak
momente para saj ishte nate, dhe keshtu temperatura e
atomeve ka nje fillim, e po keshtu edhe ftohtesia e
tyre.
Arrijme ne perfundimin: cdo gje tranzite ka
nje fillim, e, perderisa, cdo subject (substance)
shoqerohet nga nje tranzite, e ky tranzit ka nje
fillim, rrjedh qe, edhe cdo substance ka nje fillim.
Keshtu, gjithesia, substancat e saj dhe tranzitet e
saj, te gjitha jane fenomene e jo te perjetshme.
Nje pyetje nga diskutimi i saj:
Njerezit ndersa arrijne ne te verteten e krijimit te
gjithesise nga ALLAHU, pyesin kush e krijoi ALLAHUN,
qe ngjizi krijesat?
ALLAHU eshte Krijuesi dhe qenia e tij Krijues, na
shtyn te mos mendojme apo perfytyrojme qe Ai eshte
krijese (i krijuar), sepse po te ishte krijese, nuk do
te mund te krijonte. Njeriu, me gjithe cka iudha nha
mundesite, nuk ka arritur te krijoje gje nga asgjeja.
Atehere, si mund te perfytyrojme Krijuesin e kesaj
gjithesie krijese?
Pergjigje:
Nese vendose nje liber mbi tavolinen tende te
punes, pastaj dole nga dhoma e u ktheve ne te pas pak,
dhe e gjete librin, qe le mbi tavoline, ne sirtar, ti
beson plotesisht qe dikush patjeter e vendosi ate ne
sirtar, sepse ti e di qe, nje nga karakteristikat e
librit eshte qe ai nuk leviz vete. Mbaje mend kete, qe
te kalojme nje pike tjeter.
Nese ishte ne dhome me ty, nje person ulur
ne karrige, pastaj ti dole nga dhoma dhe, ktheve ne
te, pas pak, e gjete kete person ulur ne dysheme, ti
nuk pyet per arsye dhe menyren e kalimit te tij nga
gjendja e meparshmene te tanishmen, pasi ti e di qe,
nje nga karakteristikat e njeriut eshte qe ai leviz
vete nga njevend ne tjetrin, dhe s’ka nevoje per dike
qe ta levize. Mbaje mend kete, qe te kalojme ne nje
pike tjeter.
Perderisa krijesat jane te gjetura (fenomene,
dukuri), dhe ne e dime qe, nga natyra dhe
karakteristikat e tyre, se ato nuk ekzistojne vetvetiu
te pavarura, merret vesh se, per to, s’ka ekzistence
pa nje krijues.
Mesuam qe ky Krijues eshte ALLAHU i Madheruar dhe,
perderisa persosmeria hyjnore nuk ka nevoje per ZOT
tjeter, madje, nje nga karakteristikat e tij eshte te
ekzistuarit pavaresisht, individualisht e vetvetiu,
arrijme ne perfundimin qe ALLAHU ekziston vetvetiu, i
pavarur e individualisht, dhe s’ka nevoje per dike, qe
ta beje te ekzistoje. Nese i vendos dy pikat e para ne
krah te ketij shpjegimi, ceshtja u sqarua, dhe truri
njerezor nuk mund te thithe e te kuptoje me thelle.
Back to top Go down
View user profile http://bujari-elhati.forum3.info
 
THESARE NE KUR'AN - vijim - MATERIA DHE ATOMI NE GJITHESI
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Bujari-Elhati :: Bujari-Elhati.forum3.info-Diskutime Shoqrore :: Shkenc-
Jump to: