forumi yn
 
HomePortalFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 [i][b] Gėnjeshtra - dėm i madh pėr shoqėrinė [/b][/i]

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Bujari-Elhati
Admin
avatar

Posts : 90
Join date : 2008-04-08

PostSubject: [i][b] Gėnjeshtra - dėm i madh pėr shoqėrinė [/b][/i]   Sat Apr 26, 2008 2:48 pm

Gėnjeshtra - dėm i madh pėr shoqėrinė


Gėnjeshtra ėshtė veti e keqe dhe shėmtuar.
Gėnjeshtėr llogaritet ēdo fjalė qė nuk ėshtė e vėrtetė, qoftė duke e thėnė pėr shaka, apo pėr seriozitet, apo kur je i nevrikosur, apo pėr t'i bėrė tė tjerėt qė tė qeshin.
Pėr fat tė keq, nė shoqėri ėshtė pėrhapur shumė kjo dukuri negative.

Vėshtirė ėshtė tė shpėtojė nga ajo i vogėli apo i madhi, gruaja apo burri. Madje gėnjeshtra gati se ėshtė bėrė artikull i shitblerėsave, argument i bashkėshortėve, arsyetim i fėmijėve...
Gjithashtu ajo ėshtė bėrė atraktive tek mediat dhe shkrimet gazetareske, tek artistėt dhe humoristėt
Vėrtetė gėnjeshtra sjellė dėm tek individi dhe shoqėria. Ajo tregon shpirtligėsinė e gėnjeshtarit, qėllimet e dobėta tė tija dhe devotshmėrinė e pakėt qė posedon. Gėnjeshtari vetėm veten e tij e poshtėron, ai e largon nga vetja e tij krenarinė dhe motivitetin.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Keni kujdes nga gėnjeshtra! Gėnjeshtra tė shpie nė gjėra tė kėqija e ato tė shpiejnė nė Xhehennem. Robi vazhdon gjithnjė tė jetė gėnjeshtar gjėrsa tek All-llahu shkruhet si gėnjeshtar."
Sa gėnjeshtra kanė shkaktuar urrejtje dhe armiqėsi mes njerėzve?! Sa e sa gėnjeshtarė kanė humbur besueshmėrinė e tyre tek njerėzit pėr shkak tė gėnjeshtrave qė bėjnė?! Gėnjen pėr tė mashtruar tė tjerėt.
Gėnjen pėr ta shitur mallin e tij tė dobėt, tė prishur dhe me ēmim qė nuk e meriton. Gėnjen pėr tė blerė ashtu si i konvenon atij.
Gėnjen bashkėshortin e vet pėr t'ia mbuluar vetės gabimet apo tradhėtin. Gjithashtu gėnjen bashkėshorten pėr arsye tė dobėta.
Gėnjejnė pėr t'i bėrė programet mė interesante dhe pėr t'i tėrhequr lexuesit.
S'ka dyshim se nė Ditėn e Gjykimit do tė ketė llogari pėr tė gjitha kėto.

Gėnjeshtra ndaj All-llahut
Ėshtė prej gėnjeshtrave mė tė rėnda tė shpifėsh pėr All-llahun atė qė nuk e di. Tė thuash pėr njė vepėr tė ndaluar se ėshtė e lejuar apo tė thuash pėr njė vepėr tė lejuar se ėshtė e ndaluar.
Thotė All-llahu i Madhėrishėm:
"Mos thoni nė lidhje me atė qė jua thotė goja duke gėnjyer: “Kjo ėshtė e ligjshme dhe kjo ėshtė e ndaluar”, qė tė shpifni gėnjeshtėr ndaj All-llahut, (pasi) me tė vėrtetė ata tė cilėt shpifin gėnjeshtra ndaj All-llahut kurrė nuk do tė fitojnė." [En-Nahl, 116]
"Dhe kush bėn padrejtėsi mė tė madhe se ai i cili trillon gėnjeshtėr ndaj All-llahut, apo mohon Ajetet e Tij (provat, shenjat, treguesit)? Vėrtet qė mizorėt (mosbesimtarėt, keqbėrėsit, tė padrejtėt) kurrė nuk do tė jenė tė fituar." [El-En'amė, 21]
Duhet pasur kujdes ata qė japin fetva, tė mos e thojnė diēka qė All-llahu nuk e ka ligjėsuar apo e ka lejuar. Apo t'i udhėzojnė njerėzit pėr nė Xhennet nė njė rrugė qė i devijon ata nga ai. Apo t'ia mveshin All-llahut diēka qė Atij nuk i takon dhe nuk ėshtė i kėnaqur me tė.

Gėnjeshtra ndaj Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
Nuk lejohet qė njeriu tė tregojė hadithe qė nuk janė tė sakta, duke thėnė se i ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Edhe nėse kėtė e pėrdorė pėr t'i motivuar njerėzit pėr vepra tė mira.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Gėnjeshtra ndaj meje nuk ėshtė sikur njė gėnjeshtėr ndaj dikuj tjetėr. Kush gėnjen ndaj meje qėllimisht, le ta pėrgadisė ulėsen e tij prej zjarri."
Andaj le tė ketė kujdes ai qė flet nė emėr tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! Ose t'i mėsojė hadithet e sakta tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ose le tė heshtė, e mos tė flasė atė qė nuk e di!

Gėnjeshtra pėr t'i bėrė njerėzit pėr tė qeshur
Humoristėt qė trillojnė tregime, qė tė qeshin njerėzit, janė nėn njė kėrcėnim nga ana e All-llahut Fuqiplotė.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Mjerė pėr atė qė shpif pėr t'i bėrė njerėzit qė tė qeshin, mjerė pėr tė... mjerė pėr tė."
Nėse dikush don qė tė bėjė shaka, le tė flasė drejtė e mos tė gėnjejė!

Gėnjimi i fėmijėve
Shumė prindėr i gėnjejnė fėmijėt e tyre tė vegjėl qė tė "rehatohen" nga ata apo pėr t'i trembur, ashtuqė tė ndalen nga lojėrat e tė rrijnė urtė. Apo u tregojnė atyre tregime tė rrejshme. Kėto sjellje e dėmtojnė moralin e fėmiut, sepse fėmiu mė pas pason prindėrit nė kėtė veti tė keqe.

Gėnjeshtra e datės 1 prill
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė kjo datė njihet edhe nė mesim e muslimanėve si "Dita e Rrenės". Muslimanėt janė tė urdhėruar qė tė flasin gjithmon drejtė e mos tė gėnjejnė, larg asaj qė rrenės t'ia veēojnė njė ditė tė veēantė, e tė shkrehen nė gėnjeshtra duke mos patur rezervė. A nuk ia kanė frikėn All-llahut?!
Thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Njė pėrson e thotė njė fjalė qė e hidhėron All-llahun e Madhėruar, e qė ai nuk e mendon se me tė ka shkaktuar dėm aq sa ka shkaktuar, e All-llahu t'a shkruaj hidhėrimin e vet ndaj tij pėr kėtė fjalė deri qė ta takojė."
Andaj, i kėshillojmė tė gjithė besimtarėt qė tė mos marrin pjesė nė kėto gjeste tė dobėta dhe veti tė shėmtuara dhe tė ruhen nga hidhėrimi i All-llahut.
Lusim All-llahun qė t'na bėjė nga tė sinqertit dhe t'na ruaj nga gėnjeshtra!
Back to top Go down
View user profile http://bujari-elhati.forum3.info
 
[i][b] Gėnjeshtra - dėm i madh pėr shoqėrinė [/b][/i]
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Bujari-Elhati :: |Feja Islame | :: Feja Dhe shoqria-
Jump to: